Platforma suedeze për ankandet e automjeteve, Kvdbil, së fundmi hulumtoi gjendjen e baterive të më shumë se 1300 veturave elektrike dhe hibride plug-in të përdorura.
Në përgjithësi, tetë nga dhjetë makina të inspektuara janë ende në gjendje të shkëlqyer, siç u zbulua pas testimit të ashtuquajturës gjendje shëndetësore (SOH) të baterive nga Kvdbil. Matja tregon sa kapacitet kanë ende bateritë krahasuar me bateritë e reja.
Shumica e makinave elektrike të përdorura kanë ende mbi 90 për qind të gjendjes së baterisë, edhe pas disa vitesh përdorimi, shkruan gazetat Göteborgs-Posten. Drejtuesi i testimit, Martin Reinholdsson, shpjegoi se kjo pjesërisht është rezultat i teknologjisë së avancuar të ftohjes së paketave moderne të baterive dhe kontrollit inteligjent të temperaturës. Kjo demanton mitin që makinat elektrike të përdorura janë të pabesueshme.
Përfundimi për blerësit e makinave elektrike të përdorura është se Kia del si opsioni më i mirë, pasi kjo markë mesatarisht arrin rezultatet më të mira për hibride dhe për automobila elektrikë.
Reinholdsson thekson se, megjithëse marka dhe modeli luajnë një rol të rëndësishëm, zakonet e përdoruesve, klima dhe mosha e makinës janë të paktën po aq të rëndësishme për jetën e baterisë.
Për shembull, është e rëndësishme të mos karikohet shpesh mbi 80 për qind, të mos ekspozohet ndaj nxehtësisë ose të ftohtit ekstrem dhe të mos karikohet shpesh në karikues të shpejtë. Nëse respektohen këto, paketa mesatare e baterisë praktikisht humb vetëm disa për qind të kapacitetit çdo vit.
Kvdbil nuk ka publikuar të dhëna për modelet e tjera që renditen pas dhjetë më të mirave.
Top 10 bateritë më të mira për hibride plug-in:
Kia Sportage
Kia Optima
Volvo XC60
Kia Ceed
Volvo V60
Peugeot 3008
BMW 530e
Volkswagen Passat GTE
BMW 330e
Top 10 bateritë më të mira për makina elektrike:
Kia EV6
Kia e-Niro
Tesla Model Y
Opel Mokka-e
Mazda MX-30
Audi Q4 e-tron
Fiat 500
Volvo XC40 Recharge
Citroën ë‐C4
Volkswagen ID.4





