15.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Çerdhet në Likovë, Haraçinë dhe Çair, Limani: Nuk e di pse nuk hapen, ka dy muaj që i kam nënshkruar pëlqimet

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani thotë se nuk e di arsyen se pse edne nuk janë hapur çerdhet tashmë të ndërtuara në Likovë, Haraçinë dhe Çair, shkruan TV21. Limani tha se tash e dy muaj ka nënshkruar pëlqimet edhe për punësime por edhe për hapje të të njëjtave.

“Çerdhet, i kanë pëlqimet ata edhe për punësimet edhe për hapjen, i kam nënshkruar, ka dy muaj dmth dhe unë nuk e di arsyen se pse nuk i hapin ata. Ju dmth tani i fajësoni komunat se nuk funksionojnë, apo? Jo nuk fajësoj asnjë njeri, unë procedurën e kam përshkruar, i kam nënshkruar edhe pëlqimet, u janë ofruar atyre. Arsyet se pse nuk hapen çerdhet, është çështje me të cilën edhe për të cilën duhet të japin shpjegim ata”, tha mes tjerash Limani.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit