Çeku: Punimet në stadiumin e Gjilanit po ecin sipas planit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan po vazhdojnë me dinamikë të mirë dhe në përputhje me planifikimet e parapara.

 

Përmes një njoftimi publik, Çeku theksoi se Gjilani po bëhet me një stadium modern, i cili do të jetë në shërbim të klubeve sportive, sportistëve dhe tifozëve, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet për zhvillimin e aktiviteteve sportive, raporton KultPlus.

 

Ai shtoi se institucionet po vazhdojnë pa u ndalur angazhimin për konsolidimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, me qëllim krijimin e hapësirave funksionale dhe bashkëkohore për sportin kosovar.

 

Ndërtimi i stadiumit të ri konsiderohet një nga projektet e rëndësishme infrastrukturore për rajonin e Gjilanit, duke synuar ngritjen e standardeve dhe zhvillimin afatgjatë të sportit./KultPlus.com

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit