11.8 C
Skopje
Tuesday, October 21, 2025

Çaji i gështenjave, kura natyrale kundër kollës së vazhdueshme

Në mjeksinë popullore është i njohur rekomandimi i kurës nga çaji i gështenjës, në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Është stina e artë e Gështenjave. Shqipëria është e bekuar më praninë e tyre sidomos zona veriore e vendit.

Të pjekura apo të zjera, gështenjat janë të dashura nga të gjithë. Pak brumoze e të buta në përmbajtje ato janë padyshim të shijshme, por mbi të gjitha me plot vlera ushqyese.

Por nuk është vetëm fruti i gështenjës i pasur me plot vlera shëndetësore. E gjithë pema e gështenjës është një thesar i çmuar për shëndetin.

Rrënjët, gjethet dhe madje edhe përbërjsa e sipërfaqes së trungut të pemës së gështenjës janë përdorur që prej lashtësisë nga mjekësia popullore për të kuruar disa sëmundje e komplikacione shëndetësore.

Në mjekësinë popullore është i njohur rekomandimi për përdorimin e çajit të gështenjës, si një kurë natyrale në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, veçanërisht të kollës së mirë.

Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe uljen e temperaturave, i ftohti dhe gripi shndërrohet në një fenomen që kërcënon shëndetin e mirë, ndërsa dobëson organizmin dhe fuqitë e tij.

Gjethet e gështenjës dhe lëvoret e degëzave të reja një dhe dy vjeçare kane vlera kurative dhe përdorim të gjerë mjekësor kundër të ftohtit dhe komplikacioneve të tij.

Ekstraktet e Gështenjave mund t’i gjeni lehtësisht në çdo farmaci ose dyqane ku shiten bimë medicinale.

Lufton kollën e mirë dhe të ftohtin

Përdorimi i çajit nga gjethet e gështenjave është fantastik në ndihmën që i jep organizmit për të luftuar kollën e mirë, shërimin e fytit të acaruar nga i ftohti dhe largimin e gripit.

Kolla e mirë është infektuese, ajo shkakton kollitje dhe teshtima dhe prek të gjitha moshat.

Çaji i gështenjave ndihmon në largimin e sekrecioneve që vështirësojnë frymëmarrjen, nxisin kollën e vazhdueshme dhe krijojnë dhimbje në fyt.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit