Në Sheshin Skënderbe në Çair, sonte u zhvillua nata e dytë e Bazarit të Fundvitit, duke vazhduar atmosferën festive që e shoqëron këtë ngjarje tradicionale. Sheshi u mbush me qytetarë të shumtë, të cilët patën mundësinë të shijojnë dritat dekorative, stendat festive dhe frymën e fundvitit në zemër të komunës së Çairit.
Mbrëmja nisi me një program artistik të dedikuar për fëmijë, ku përmes këngëve dhe paraqitjeve festive u soll gëzim dhe entuziazëm për më të vegjlit. Pas programit për fëmijë, atmosfera u gjallërua edhe më tej me muzikën e DJ Edmirit, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe mikpritës për qytetarë të të gjitha moshave.
Organizatorët bëjnë të ditur se Bazari i Fundvitit në Çair do të vazhdojë edhe në netët në vijim, me aktivitete të ndryshme kulturore dhe argëtuese, duke sjellë gjallëri dhe atmosferë festive në prag të ndërrimit të viteve.



