Çairi në aksion të madh pastrimi: Vazhdojnë punimet intensive në hapësirat e gjelbra

Aksioni për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave të gjelbra në Komunën e Çairit, i nisur javën e kaluar në bashkëpunim me NP “Parqe dhe Gjelbërime”, do të vazhdojë edhe gjatë kësaj jave për shkak të nevojave të shtuara të evidentuara në terren.

Ekipet janë të angazhuara çdo ditë pa ndërprerje, ndërsa aktualisht fokusi kryesor është në zonën e Fushë Topanës, ku po realizohet pastrim i detajuar, krasitje e drunjve dhe rregullim i sipërfaqeve të gjelbra. Për shkak të volumit të madh të punimeve, ndërhyrjet po kryhen me intensitet të shtuar.

Sipas planit operacional, aksioni do të shtrihet edhe në lokacione të tjera të komunës, ndërsa përmbyllja e tij do të bëhet me ndërhyrjet përfundimtare në Parkun e Çairit.

Nga Komuna e Çairit bëjnë të ditur se mbeten të përkushtuar për ruajtjen e mjedisit urban dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve, duke e konsideruar mirëmbajtjen e hapësirave publike si prioritet të vazhdueshëm.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit