Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, zhvilloi sot një takim me kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani.
Takimi u mbajt në sheshin qendror të Ferizajt, ku dy zyrtarët biseduan mbi mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm ndërmjet komunave që ata përfaqësojnë.
Sipas një postimi në rrjetet sociale, takimi u zhvillua në frymën e thellimit të bashkëpunimit ndërkomunal dhe shkëmbimit të përvojave mes qyteteve shqiptare në rajon.