Ai paralajmëroi investime edhe në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore.
“Do të punojmë në modernizimin dhe rajonalizimin e qendrave onkologjike në vend (Shkup, Manastir, Shtip, Tetovë, Kumanovë) në mënyrë që pacientët me sëmundje malinje terapinë moderne më lehtë ta marrin sa më afër shtëpive të tyre”, tha Bytyqi.
Nënkryetari i partisë njoftoi se në mandatin e ardhshëm të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja do të hiqet participimi në shëndetin publik.
“Shëndetësia publike do të jetë falas për të gjithë të siguruarit, nuk do të ketë më participim! Por shëndetësia publike falas nuk do të shkaktojë shpenzime shtesë, e as nuk do të rriten kontributet e sigurimeve shëndetësore – ato do të mbeten më të ulëtat në rajon, në nivelin 7.2%”, tha Bytyqi.
Ai theksoi se ndryshimet janë të nevojshme, por do të bëhen me debat publik, përmes të cilit do të ofrohet një sistem për të përcaktuar një paketë shërbimesh shëndetësore, me një nivel të përshtatshëm cilësor dhe periudhë kohore, për të cilën do të përshtaten kontributet në lidhje me paketat e mbrojtjes shëndetësore.
“Ne e dimë se nuk ka zgjidhje të shpejta, por së bashku me shumicën e qytetarëve, kemi besim se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet e vetmja rrugë për ndryshime pozitive thelbësore dhe të qëndrueshme në shëndetësi. Prandaj, LSDM-ja nuk heq dorë nga e ardhmja”, tha Bytyqi nga Shuto Orizare.