8.8 C
Skopje
Friday, December 5, 2025

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend.

“Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset kanë theksuar se është seriozisht e nevojshme të rritet paga minimale, në mënyrë që të mbahen punëtorët në vend dhe të sigurohet stabilitet për njerëzit që janë thelbësorë për kompanitë. Qeveria duhet të ndërhyjë përmes modeleve të ndryshme, të cilat janë të njohura dhe të aplikuara në mbarë botën, sepse nuk mund të mbrohet vetëm njëra palë – biznesi. Edhe punëtorët duhet të jenë të mbrojtur”, deklaroi Bytyqi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit