15.8 C
Skopje
Wednesday, October 22, 2025

Burg për 3 fëmijët që akuzohen për vrasjen e babait/ Hysen Meta: E bëri motra. Hygerta: Jam penduar, por s’ka kthim pas

Gjykata e Durrësit i ka lënë në burg 3 fëmijët, të cilët akuzohen për vrasjen e babait të tyre.

Togat e zeza e cilësuan të ligjshëm arrestimin e Hysen Metës. Për Hygertën rëndon akuza e fshehjes dhe asgjësimit të provës.

Hysen Meta, 24-vjeçari që akuzohet zyrtarisht nga Prokuroria dhe Policia e Durrësit si personi që shkrepi armën 4 herë dhe vrau babain e tij, e ka përmbysur këtë version.

Në Gjykatën e Durrësit ku u mbajt seanca për masën e sigurisë, Hysen Meta tha se babain e vrau e motra, Hygerta Meta 19 vjeç.

Kjo e fundit, gjithashtu e pranishme në gjykatë, pranon se e ka qëlluar ajo me armë babain duke shpjeguar edhe dinamikën. Sipas saj, i ati e kishte kërcënuar me vrasje. 19-vjeçarja thotë se është penguar, por siç shprehet vetë ajo, “tashmë është shumë vonë”.

Hysen Meta në gjykatë: Nuk e kam bërë unë vrasjen. Të flasi ai që e ka bërë. Unë kam qenë prezent. Motra e ka qëlluar babain jo unë. Arsyeja është që donte ta fejonte mezor. Kishin debatuar shumë herë. Jo gjithmonë kam qenë prezent në debatet e tyre. Me babain marrëdhëniet jo shumë të mira. Kam qenë i hutuar dhe tronditur ndaj thashë që e kam bërë unë. Më ka ardhur keq dhe jam tronditur.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit