Bujqit e Tetovës protestë para komunës së Tetovës, pasi akoma nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga breshëri që i dëmtoi të mbjellat në vitin 2024.
Sipas tyre edhe pse dëmi ishte 100%, atë kohë komuna dhe Ministria e bujqësisë u premtua 35% dëmshpërblehen, më pas u premtuan 10%, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë denar.
https://www.youtube.com/shorts/UXdk4_JXyok?fea
Tani presin që komuna t’u paguaj 5% dhe qeveria 5%.
-Njëherë ishte problemi dokumenteve, qeveri, ministri, komunë, s’dimë kah ishte problemi, më pas ne u takuam me kryetarin në dhjetor, na premtoi në janar, janari shkoj ka ardhur shkurti, njëjtë na premtoi para zgjedhjeve nuk i lëshoi edhe para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve, tha Osman Adili – bujk.
-Asnjë informatë nuk kemi nga komuna s’kemi as 5%. Ne kërkojmë jemi barabartë me Maqedoninë Lindore, në Perëndimore jemi lënë pas dore bujqit, dhe ne jemi qytetarë të këtij vendi. Për tatime jemi barabartë me tjerët, a për dëmet të shmangët, deklaroi Muharem Isaku – bujk.
Nga komuna e Tetovës në një përgjigje me shkrim na thanë se deri në fund të këtij muaj, bujqit e Tetovës do të marrin mjetet financiare.
KOMUNA E TETOVËS:
-Institucionet përkatëse kanë përfunduar procedurat administrative të nevojshme, duke hapur rrugën për realizimin e pagesave. Sipas dinamikës së paraparë, kompensimi për bujqit e dëmtuar pritet të ekzekutohet deri në fund të këtij muaji.
Në qershor të vitit 2024 një breshër që kaploi rajonin Pollogut dëmtoi të mbjellat. Në atë kohë ministri bujqësisë, bashkë me kryetarin e komunës u zotuan se bujqit do të dëmshpërblehen. Që atëherë lëshimi i mjeteve vetëm është shtyrë, ndërsa bujqit thonë se janë në borxhe në barnatoret bujqësore pasi nuk i kanë paguar farat e të mbjellave.ture=share



