Nënkryetari i BDI-s, njëheritë kirurg në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup, Bujar Osmani, rrëfen përvojën e tij të pazakontë gjatë tërmetit të fundit që u regjistrua në Maqedoninë e Veriut, transmeton Zyrtare.
“Nuk më kishte ndodhur deri më sot që tërmeti të më gjente në operacion. Vite trajnimi të mësojnë të mbetesh i përqëndruar edhe kur instinkti të thotë ndryshe,” ka shkruar Osmani, duke theksuar rëndësinë e qetësisë dhe profesionalizmit në situata emergjente./Zyrtare.net/



