10.8 C
Skopje
Saturday, October 4, 2025

Bujar Osmani njoftoi kontrolle falas dhe të subvencionuara për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit për gratë e Çairit

 

Në muajin e dedikuar shëndetit të grave, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, njoftoi masa konkrete për mbështetjen e grave në parandalimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit, si dhe një strategji më të gjerë për politika të ndjeshme gjinore në komunë.

“Ngjarjen ‘Çairi Rozë’ ia kushtojmë luftës kundër kancerit të gjirit. Dhe kjo nuk është vetëm simbolikë, por kujtesë se çdo kontroll në kohë mund të shpëtojë jetë”, deklaroi Osmani.

Si mjek, ai theksoi se zbulimi i hershëm është kyç, duke paralajmëruar programe komunale për kontrolle parandaluese falas dhe të subvencionuara, si dhe rrjete lokale për mbështetjen e grave që përballen me këtë sëmundje.

“Çairi do të ofrojë kontrolle parandaluese falas dhe të subvencionuara, si dhe programe lokale për mbështetjen e çdo gruaje që përballet me këtë sfidë. Kjo për mua nuk është pjesë e një fushate zgjedhore, por një obligim jetësor. Nuk do të lejoj që asnjë grua e Çairit të mbetet vetëm në betejën e saj, qoftë ajo betejë për shëndet, për punë apo për drejtësi”, theksoi Osmani.

Osmani nënvizoi se gratë janë motori i ndryshimit komunal dhe se pjesëmarrja e tyre aktive është parakusht për një pushtet lokal funksional, human dhe të përgjegjshëm.

“Besoj në partneritet me ju. Besoj se pikërisht gratë do ta udhëheqin ndryshimin që të gjithë e presim. Kur gratë janë të përfshira, komuna është më e organizuar, më e përgjegjshme dhe më humane”, tha Osmani.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit