18.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Bujar Osmani: “Koha që Çairi të ngrihet për dinjitetin e vet”

“Ka momente që ndodhin vetëm një herë në histori. Momente kur zemra e një populli rreh në të njëjtin ritëm. Kur çdo hap bëhet zë dhe çdo zë bëhet lëvizje. Tani është ai moment.” – kështu e nisi mesazhin e tij kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, duke ftuar qytetarët në një tubim të madh informon Tetovasot.

Osmani theksoi se ka ardhur koha që Çairi të ngrihet për dinjitetin, besimin dhe krenarinë e vet, duke nënvizuar se “asgjë dhe askush nuk mund ta nëpërkëmbë punën dhe vlerat e këtij vendi”.

Tubimi do të mbahet të mërkurën, më 15 tetor, në ora 19:00, me nisje nga Stadiumi i Çairit.Tetovasot

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit