Britania evakuon disa nga stafin e ambasadës në Irak

Britania e Madhe ka marrë një masë paraprake dhe ka tërhequr përkohësisht një pjesë të stafit të saj diplomatik nga ambasada në Irak për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, njoftoi sot qeveria britanike në faqen e saj të internetit.

Deklarata thotë se ambasada britanike në Bagdad vazhdon të funksionojë, raporton Reuters.

Më 28 shkurt, SHBA-të dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit, duke vrarë më shumë se 1,300 njerëz, ndërsa Teherani u përgjigj me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit dhe disa vendeve të Gjirit Persik.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit