30.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Bojmacaliev: Mjeku Aco Trpovski u vra diku tjetër, jo në makinën e tij

Mjeku amë Aco Trpovski nuk është vrarë në veturën e tij, por në një vend tjetër të cilin ende duhet ta konstatojmë, ka thënë zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev për “Sloboden Peçat”, transmeton Portalb.mk.

“Në një muaj kanë ndodhur dy ngjarje të pakëndshme në territorin e SPB Shkupi, vrasja e mjekut Aco Trpovski dhe të shtënat me armë në Haraçinë. Kishim arrestuar tre persona, por ata u liruan për mungesë provash. Sipas informacioneve tona, personi nuk është vrarë në makinë, por trupi është sjellë dhe është lënë në makinë. Motivet e vrasjes nuk janë zbuluar,” thotë Bojmacaliev.

Prokurori publik bazuar në këto rezultate, nuk do të kërkojë zgjatjen e masës së arrestit shtëpiak për tre personat, duke premtuar që do të vazhdojë me MPB-në të zbardh rastin.

Ndryshe, prokurori publik nga PThP Shkup më 28 mars ka dorëzuar te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh për dy persona të dyshuar. Ata dyshohen në vrasjen e javës së kaluar, ku një mjek 67-vjeçar nga lagjja Hekurana e Shkupit u gjet i vrarë me thikë në veturën e tij të parkuar. Siç informuan nga MPB-ja, mjeku kishte një ordinancë private në poliklinikën “Hekurana”.

Trupi i tij i pajetë, siç bëhet me dije nga MPB-ja dhe Prokuroria Publike , është gjetur nga anëtarët e familjes së tij të ngushtë të cilët kanë kishin dalë ta kërkonin pasi nuk ishte kthyer nga puna në shtëpi.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit