Bogujevci pret delegacionin e Ambasadës së Luksemburgut, diskutohen projekte në kulturë dhe turizëm

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi-Krasniqi, zhvilluan një takim me delegacionin e Ambasadës së Luksemburgut, të kryesuar nga shefi i Ambasadës, Eric Dietz.

Në takim morën pjesë gjithashtu Jessica Spaus nga LuxDev dhe Jetlirë Krasniqi nga Ambasada e Luksemburgut, transmeton KultPlus.

Gjatë diskutimeve u trajtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut në fushat e kulturës, turizmit dhe kinematografisë. Po ashtu u fol për zhvillimin e iniciativave dhe projekteve të përbashkëta që synojnë promovimin e kulturës dhe industrisë kreative.

Ministrja Bogujevci shprehu gatishmërinë e ministrisë për të mbështetur nisma të përbashkëta dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve për zhvillimin e sektorëve kulturorë dhe turistikë./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit