Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vlerësuar prezantimin e Baletit Kombëtar të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se arti kosovar po përfaqësohet denjësisht jashtë vendit.
Sipas saj, Baleti Kombëtar i Kosovës ka sjellë për herë të parë në Republika Çeke shfaqjen “Terminal”, e cila u prezantua në qytetin e Trutnov dhe u prit me interes të madh nga publiku.
Ajo ka theksuar gjithashtu se kjo performancë, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Romane Petite, dëshmon nivelin e lartë artistik dhe fuqinë krijuese të trupës, duke përgëzuar të gjithë ekipin për punën e tyre./KultPlus.com



