19.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Bleu shkollën e tij dhe e shembi për t’u hakmarrë ndaj mësuesve, ‘kryqëzohet’ aktori i njohur turk

Aktori i njohur turk Caglar Ertugrul është ‘kryqëzuar’ nga fansat e tij pas një postimi në Instagram, ku bën me dije se ka blerë dhe shembur shkollën e fëmijërisë së tij. Në postimin e tij, Ertugrul u tha fansave të tij se motivimi i tij ishte hakmarrja për “drurin që kishte ngrënë” nga mësuesit e tij në fëmijëri.

Ai ka postuar një foto në Instagram brenda rrënojave, ku shprehet se është hakmarrë për shkollën që e ka traumatizuar mendërisht dhe fizikisht në fëmijërinë e tij. Postimi mori mijëra komente, ku shumë kritikuan veprimet e tij si destruktive dhe antiturke. Ertuğrul ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram dhe fansat e aktorit turk ishin të ndarë mes atyre që e mbështetën lëvizjen e tij dhe atyre që mendonin se po dërgonte mesazhin e gabuar për fëmijët e vegjël.

Caglar Ertugrul ka lindur më 5 nëntor 1987 dhe ka fituar çmimin Golden Butterfly për aktorin më të mirë në një komedi romantike në 2020 për rolin e tij në filmin Afili Aşk dhe çmimin e aktorit më të mirë në një seri televizive në 2021 për rolin e tij në filmi Teşkilat. Ai konsiderohet si një nga aktorët më të mirë turk të dramave turke.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit