Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, informoi qytetarët për nënshkrimin e 26 projekteve të reja zhvillimore për Komunën e Zhelinës.
Postimi i plotë
✅ 26 projekte të reja për Komunën e Zhelinës!
Si asnjëherë më parë, sot në ambientet e Qeverisë së RMV-së ✍️nënshkruam projekte të rëndësishme zhvillimore për komunën tonë.
🛣Projektet në infrastrukturën rrugore janë, përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve:
1. Asfaltimi i rrugës lokale në fsh.Trebosh – 1,
2. Asfaltimi i rrugës lokale në fsh. Trebosh – 2,
3. Asfaltimi i rrugës lokale në fsh.Trebosh – 3,
4. Asfaltimi i rrugëvs lokale në fsh. Llërcë – 1,
5. Asfaltimi i rrugës lokale në fsh.Llërcë – 2,
6. Asfaltimi i rrugës lokale Çiflik – Dëbërcë,
7. Asfaltimi i rrugës brenda në fshatit Dëbërcë,
8. Asfaltimi rrugës nr.13 në fshatin Zhelinë,
9. Asfaltimi i rrugës Pallaticë- Zhelinë,
10. Asfaltimi i rrugës në fsh.Leshnicë e Poshtme,
11. Asfaltimi i rrugës në fsh.Merovë – Sallarevë,
🏤 Projekti në infrastrukturën kulturore, përmes Ministrisë së Kulturës:
12. Interieri i brendshëm dhe përfundimi i Pallatit të Kulturës në fshatin Zhelinë.
🏢Projektet në infrastrukturën arsimore, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës:
13. Rikonstruimi i shkollës në fsh.Grupçin,
14. Rikonstruimi i shkollës në fsh.Dëbërcë,
🏣 Projekti në infrastrukturën sociale, eduaktive dhe parashkollore, përmes Ministrisë së Politikës sociale, demografisë dhe rinisë:
15. Ndërtimi i Çerdhes në fsh.Zhelinë, që do të jetë qendër për të gjithë parashkollorët e komunës së Zhelinës,
⚽️⚾️ Projekti në infrastrukturën sportive, përmes Ministrisë së sportit:
16. Rindërtimi i fushës sportive shumëfunksionale në fshatin Rogle,
♻️ Projektet në infrastrukturën e ruajtjes së ambientit jetësor, përmes Ministrisë së Ambientit jetëror dhe planifikimit hapësinor:
17. Rikonstruimi i stacionit të pompave të furnizimit me ujë të pijshëm në komunën e Zhelinës,
18. Regullimi i shtratit të lumit në fsh.Kapazhdoll,
19. Ndërtimi i fazës së fundit të rrjetit të ujësjellësit në fsh.Merovë
20. Projektimi i stacionit të filtrimit të ujrave të zeza për fshatrat: Llërcë, Dëbërcë, Grupcin, Çiflik, Kapazhdoll, Novosellë dhe Rogle.
21.🌀 Furnizimi me pajisje të caktuara, që përmirësojnë kualitetin e ajrit në institucionet e komunave (shkollave) respektivisht zvogëlimin e pasojave nga ndotja e ajrit, përmes Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së,
Me buxhetin e komunës së Zhelinës:
22. pas asfaltimit të parkingut do të vazhdojmë edhe me rikonstruimin e fushës së sportit në fsh.Strimnicë,
23.Begatonizimi i disa rrugicave në disa fshatra të ndryshëm në komunën e Zhelinës,
24. Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në fshatin Leshnicë e poshtme.
25. Përfundimi i punimeve të fushës së sportit në fshatin Uzurmisht,
26. Projektimi i ndërtimit të rrugës Cerovë – Zhelinë.
📑 Zhelina vazhdon të ecë përpara me hapa konkretë për një të ardhme më të mirë!


                                    



