Blerim Islami: Fitorja përfundimtare i takon Dollnenit në balotazh

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Dollnenit, Blerim Islami, ka theksuar se fitorja në balotazh është e arritshme dhe meritë e angazhimit të përbashkët të strukturave të koalicionit.
“Sot, së bashku me Bashkim Murtezin, Sekretar Organizativ në Alternativë dhe Sekretar për Resurse Njerëzore në VLEN, si dhe me Afan Elezin, zëvendësdrejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, takuam strukturat e VLEN-it në Llazhan. Ky rezultat është fryt i angazhimit të tyre,” ka deklaruar Islami.
Ai shtoi se deri në balotazh do të punohet edhe më shumë për të siguruar ndryshimin që kërkojnë qytetarët.
“Një zë për Llazhanin. Një zë për Dollnenin! Rretho numrin 7!” – përfundoi Islami.