Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se shkalla e papunësisë është ulur në 10.7% në tremujorin e katërt të vitit 2023, duke iu referuar të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Në platformën X, ai ka shkruar se shifra në fjalë periudhën e njëjtë të vitit 2022 ishte 11.8%.
“Kosova është projektuar në rrugën e duhur të zhvillimit ekonomik, përmes rezultateve premtuese për të ardhmen”, ka thënë Bislimi. /Klankosova.tv
According to data from the Kosova Agency of Statistics, the unemployment rate has decreased to 10.7% in the 4th quarter of 2023, from 11.8% in the same period of the previous year. 🇽🇰 is projected on the right path in economic devt, through promising results for the future ahead.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) July 24, 2024



