17.8 C
Skopje
Saturday, September 20, 2025

Bisedë telefonike mes Gashit dhe Bashës

Sipas informacionit të konfirmuar nga kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, sot ka pasur një bisedë telefonike me Kryetarin e sapoemëruar të Kuvendit të Kosovës, z. Dimal Basha.
Në këtë bisedë, Kryetari Gashi e ka uruar z. Basha për detyrën e re dhe i ka shprehur dëshirën për suksese në udhëheqjen e Kuvendit të Kosovës. Të dy liderët kanë theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve parlamentare dhe bashkëpunimit midis dy shteteve, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar punën e përbashkët në interes të integrimit euroatlantik të vendeve.
Ndryshe Dimal Basha u zgjodh dje , 26 gusht 2025, si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Pro emrit të tij votuan edhe një grup i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai mori 73 vota pro. Kundër ishin 30 deputetë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit