Tetovë, 5 shtator – Në vazhdën e takimeve me banorët e Tetovës, kryetari Bilall Kasami vizitoi sonte Reçicën e Vogël. Ai theksoi se gjatë katërvjeçarit të fundit investimet në këtë vendbanim nuk kanë munguar, duke përfshirë rregullimin e rrugëve, projekte në arsim dhe shumë investime të tjera infrastrukturore që kanë ndryshuar dukshëm pamjen e fshatit.