4.8 C
Skopje
Friday, November 28, 2025

Bilall Kasami uron qytetarët për Ditën e Flamurit: “T’i mbajmë gjallë vlerat me punë dhe dinjitet”

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka uruar qytetarët me rastin e Festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, duke rikujtuar rëndësinë historike të shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe sakrificat e brezave që kontribuuan në ndërtimin e shtetit shqiptar, shkruan Top24

Në urimin e tij, Kasami theksoi se kjo ditë simbolizon ëndrrën e madhe të shumë gjeneratave, të cilët me guxim dhe vizion vendosën themelet e kombit. Ai theksoi se detyra e sotme e institucioneve dhe qytetarëve është të ruajnë dhe të përçojnë këto vlera përmes punës së ndershme, përkushtimit dhe përgjegjësisë ndaj vendit.

“Duke nderuar historinë, le ta marrim atë si udhërrëfyes për të realizuar ëndrrat e kësaj gjenerate dhe të atyre që vijnë,” u shpreh Kasami, duke uruar të gjithë qytetarët:

“Gëzuar Ditën e Flamurit!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit