Bilall Kasami kryetari i Tetovës ka përgëzuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! për fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Ai ka uruar veçanërisht kryeministrin Albin Kurti, popullin dhe institucionet e vendit për vetëdijen e lartë qytetare dhe organizimin e shkëlqyer të zgjedhjeve.
Kasami shprehet se shpreson që formimi i institucioneve të shkojë shpejt dhe në përputhje me vullnetin qytetar, dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim ndërshtetëror me Qeverinë Kurti 3.



