5.8 C
Skopje
Friday, October 31, 2025

Bilall Kasami: Tetova ka gjetur rrugën e drejtë dhe nuk kthehet më pas

Tetovë, 30 tetor – Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati i VLEN-it për mandatin e dytë, Bilall Kasami, zhvilloi sot një takim me qytetarë dhe biznese në Rrugën e Butiqeve, së bashku me deputeten Merita Koxhaxhiku, aktivistë dhe funksionarë të subjektit.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Kasami vlerësoi transformimin që ka përjetuar Tetova gjatë katër viteve të fundit, duke theksuar se puna dhe zhvillimi do të vazhdojnë me intensitet edhe më të madh në mandatin e ardhshëm.

Ai shtoi se synimi i tij dhe i ekipit të VLEN-it është që Tetova të bëhet një qytet më i mirë, më i zhvilluar dhe më funksional, një qytet me të gjitha nishanet, për fëmijët dhe për gjeneratat që vijnë pas.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit