17.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Bilall Kasami: Qeveria e Talat Xhaferit kërkon të ndërpres punimet në Stadiumin e Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe lider i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka shkruar në rrjetet soaciale se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Talat Xhaferi kërkon ndërprerjen e punimeve të stadiumit të Tetovës.
“Ali, Artan dhe Talat, stadiumi do ndërtohet!
Pas shkatërrimit 8 vjeçar që ia bën tetovarëve, qeveria në ikje vazhdon edhe më tej të dëmtojë Tetovën dhe qytetarët e saj. Këtë here duke sjell vendim për ndërprerjen e punimeve në stadiumin e qytetit të Tetovës. Edhe njëherë dëshmuat se kush jeni ju, dëshmuat se vetëm dëm i keni bërë këtij vendi!
Ditët i keni të numëruara, me vendime të tilla nuk na ndaloni të punojmë për qytetarët tanë. Stadiumi do bëhet, pavarësisht se nuk ju vjen mirë juve, qeveria e punës po vjen, Tetova dhe gjithë qytetet e vendit do ndërtohen dhe zhvillohen siç iu ka hije!
Regjimi po ikën!”, shkruan Bilall Kasami në Facebook./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit