Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka promovuar sot terrenet e reja sportive në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn”. Investimi është pjesë e përkushtimit të komunës për të përmirësuar infrastrukturën arsimore dhe për të ofruar kushte më të mira për zhvillimin fizik dhe sportiv të nxënësve.
“Fusha të reja, energji të re për të rinjtë tanë – kjo është Tetova që duam ta ndërtojmë”, ka shkruar Kasami në profilin e tij në Facebook.
Terrenet moderne do të shërbejnë si hapësira për aktivitete të shumta sportive, duke inkurajuar një stil jetese aktiv dhe të shëndetshëm në mesin e të rinjve.