Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka pritur sot në Strugë kryetarin e Lëvizjes BESA dhe të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili ka ardhur për të dhënë përkrahjen e tij për ndryshimin që tashmë ka filluar në këtë qytet.
Gjatë takimit, Qyra dhe Kasami kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet komunave, për projektet që përmirësojnë jetën e qytetarëve, si dhe për rëndësinë e mbështetjes qeveritare në realizimin e tyre.
>“Kjo përkrahje është dëshmi se ndryshimi në Strugë ka tejkaluar kufijtë partiakë,” – ka deklaruar Mendi Qyra.
Ky takim u cilësua si një sinjal i qartë bashkimi dhe mbështetjeje politike për zhvillimin e Strugës, përtej interesave partiake.





