11.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Bilall Kasami nderon zjarrfikësit e Tetovës me rastin e 20 majit

Me rastin e 20 Majit – Ditës së Zjarrfikësve në Maqedoninë e Veriut, Komuna e Tetovës organizoi një aktivitet solemn në sheshin “ILIRIA”, ku zjarrfikësit demonstruan aftësi të ndryshme profesionale përpara qytetarëve. Ngjarja u shënua edhe me themelimin e Njësisë Vullnetare kundër Zjarrit, që do të përfshijë vullnetarë nga Tetova dhe rrethina, si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë dhe gatishmërisë në rast emergjencash.

Kryetari  e Komunës Bilall Kasami  falënderoi komandantin e NJTKZ-së, z. Avni Ameti, dhe gjithë ekipin për përkushtimin e përditshëm. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pammer – një mik i dëshmuar dhe bashkëpunëtor i çmuar i Komunës së Tetovës.

Ky aktivitet ishte një dëshmi e vlerësimit të lartë që gëzojnë zjarrfikësit dhe një hap konkret drejt përfshirjes së komunitetit në përballimin e sfidave të sigurisë publike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit