9.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Bilall Kasami: Kosova për shqiptarët është realitet dhe çdo ditë po bëhet më e fuqishme, ndërsa për të tjerët do të mbes një ëndërr dhe gjembë në sy!

Bilall Kasami në një postim në rrjetet sociale uroi përvjetorin e çlirimit të Kosovës.

Postimi i plotë:

26 vite më parë, Kosova e shqiptarisë u çlirua përfundimisht nga okupatori shekullor, i cili përmes ushtrimit të agresionit dhe masakrave tentoi të zhduk çdo gjurmë shqiptare.

Këtë përvjetor, Kosova e shënon si shteti tërësisht i zhvilluar, por edhe më i sigurt në rajon. Për fat të keq, agresori vazhdon të shoh ëndrra me sy çelë dhe vepron përmes dorës së zgjatur të individëve që pretendojnë se quhen shqiptarë.

Por, Kosova për shqiptarët është realitet dhe çdo ditë po bëhet më e fuqishme, ndërsa për të tjerët do të mbes një ëndërr dhe gjembë në sy!

Ma gëzofsh çlirimin Kosovë!🇽🇰

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit