Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ishte i pranishëm sonte në koncertin solistik të artistes së njohur Anita Aziri. Në një prononcim për mediat, ai vlerësoi lart rëndësinë e artit dhe pjesëmarrjen e publikut, duke theksuar: “Të gjithë që janë të pranishëm në këtë koncert, kanë respektuar fillimisht vetën, pastaj edhe Anitën, pasi që arti është vlerë.”
Koncerti solistok i Anita Aziriti në një atmosferë të ngrohtë artistike, mblodhi dashamirës të muzikës dhe artit nga mbarë rajoni, duke e kthyer mbrëmjen në një festë të kulturës dhe talentit vendas.