Pas reshjeve të borës që kanë përfshirë vendin, ekipet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve janë angazhuar në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të siguruar qarkullim të lirë dhe të sigurt për qytetarët.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se institucionet përkatëse janë mobilizuar dhe po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për pastrimin e rrugëve nga bora.
Ai njëkohësisht ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë vozitjes, të pajisen me pajisje dimërore dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Autoritetet komunale theksojnë se situata po monitorohet vazhdimisht dhe se ekipet do të mbeten në terren deri në normalizimin e plotë të kushteve në rrugë.



