8.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Biden për 75-vjetorin e NATO-s: Kur lufta shpërtheu në Ballkan, ne ndërhymë për ta ndaluar spastrimin etnik

NATO-s. Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, thuhet në postim.

Osmani gjatë qëndrimit atje takoi edhe presidentin e Kroacisë dhe kryeministrin e Bullgarisë.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kroacia është një ndër aleatet kyçe të Kosovës në rajon dhe ndër mbështetëset kryesore të rrugëtimit tonë euroatlantik.

“Me homologun Milanović, Presidentja Osmani ndër të tjera ka diskutuar për aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët kroatë, si dhe rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në rajon dhe përtej”, thuhet në njoftim.

“Me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, takimi ynë në margjina të Samitit të NATO-s u fokusua në partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe angazhimin tonë të përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Gjithashtu diskutuam edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit