Nga Komuna e Sarajit, f.Bojanë vjen një tjetër histori frymëzuese suksesi. Betim Hasani, ende i vogël në moshën 9 vjeçare ka arritur të shpallet kampion në garat ndërkombëtare, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme dhe përkushtim shembullor.
Hapat e para drejt këtij triumfi Betimi i bëri në Maqedoninë e Veriut , ku në kuadër të programit “BrainoBrain” u shpall kampion në garat ndërkombëtare të matematikës të mbajtura në Zyrih të Zvicrës,përcjell Almakos.
Ky sukses e dërgoi atë në arenën ndërkombëtare, ku mes shumë garuesve arriti të ngjitet në majë dhe të shpallet kampion i garave prestigjioze.
Kjo arritje është dëshmi se edhe në trevat tona po rriten të rinj që me punë dhe talent po e bëjnë krenar emrin e shqiptarëve në botë.
Almakos poashtu përcjell se familjarët dhe mësuesit e tij shprehën krenari të madhe për suksesin e Betimit, duke e cilësuar atë si shembull frymëzues për të gjithë nxënësit e tjerë.
Triumfi i tij nuk është vetëm një fitore personale, por edhe një mesazh motivimi për gjeneratat e reja që ëndërrojnë të arrijnë majat në fusha të ndryshme./Almakos/