10.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Beteja e Jeshkovës një ndër epopetë më madhështore në historinë e kombit

Në nderim të 20 vjetorit të Betejës së Jeshkovës dhe rënies së 21 dëshmorëve të kombit, në Prizren është mbajtur akademi përkujtimore, ku është thënë se kjo betejë do të ngel një ndër epopetë më madhështore të historisë së kombit.

Duke qenë se akademia është organizuar nën patronatin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kurse homazhe janë zhvilluar nga Komuna e Prizrenit, pakënaqësi për këtë ndarje ka shprehur veterani dhe pjesëmarrësi në këtë betejë Baki Latifi.

Latifi është shprehur se është turp që po i ndajnë dëshmorët, teksa ka bërë thirrje që politika të largojë duart nga politika.

“Ju familjarë asnjëherë mos e mbani kokën ulur, sepse keni pasur çka t’i jepni këtij vendi… Ju bëjë apel të gjithëve strukturave politike, sa më larg duart nga dëshmorët, dëshmorët janë të vendit mos luani me gjakun e dëshmorëve. Nëse doni matuni me vota janë zgjedhjet, bëni çka të doni, mirëpo në ditët dhe në datat historike, sidomos të kësaj beteje të lavdishme ku djemtë më të mirë ranë sot mbahen dy nderime. Është turp, turpi le të mbet mbi ta që i ndajten dëshmorët”, tha ai.

Në anën tjetër, ministri i Kulturës Kujtim Gashi, tha se Beteja e Jeshkovës dhe rënia e dëshmorëve të kombit 20 vjet pas, e forcojnë ndjenjën, shpirtin e atdhetarisë shqiptare për rolin kombëtar dhe historik të luftës së UÇK-së.

Gashi tha se historia do të shkruaj se dalja dhe lufta çlirimtare e UÇK-së dhe beteja e Jeshkovës, shënoi kthesën më të madhe të historisë së kombit.

Gashi: Beteja e Jeshkovës një ndër epopetë më madhështore të historisë e kombit

“Beteja e Jeshkovës dhe rënia heroike e 21 dëshmorëve të kombit, ishte dhe do të ngel një ndër epopetë më madhështore të historisë së lavdishme të kombit tonë, të heroizmit liridashës, të Vërrinit, edhe kësaj pike të gjakut në gjeografinë e hartave të atdheut tonë . Prandaj, edhe sot në këtë 20 vjetor të krenarisë së përmotshme të Betejës së Jeshkovës, të rënies së 21 dëshmorë dhe martirëve, me plot krenari themi se, djemtë dhe vajzat edhe të Brigadës 125 të UÇK-së, pra, 21 dëshmorët e rënë në atë betejë, ishin luftëtarë të dritës së lirisë. Ata, vepra e të cilëve, prore do të jetë frymëzim dhe krenari, e përjetësuan betimin e të parëve, e bën realitet idealin e çdo epoke të lëvizjes sonë kombëtare, çlirimin e trojeve tona etnike, çlirimin e Kosovës”, tha ministri.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit