Ministri i Ekonomisë dhe Punës Sociale i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi, ka shpërndarë një mesazh emocional dhe krenar për qytetin e tij të lindjes – Tetovën.
Në një postim të mëngjesit, Durmishi ka shkruar:
“Mirëmëngjesi TET❤️VË!
Qytet i lashtë, me kulturë e traditë, me njerëz bujarë e fisnikë.
Qytet e jo mëhallë!”
Durmishi, i njohur për qëndrimet e tij pro zhvillimit ekonomik dhe për ruajtjen e vlerave tradicionale, shpesh ka theksuar rëndësinë e bashkimit, dinjitetit qytetar dhe ruajtjes së karakterit kulturor të Tetovës si pjesë thelbësore e vizionit të tij për zhvillim të qëndrueshëm.
💬 “Tetova nuk është vetëm vendbanim, por simbol i kulturës, bujarisë dhe krenarisë shqiptare,” – është thelbi i mesazhit të ministrit.






