10.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Durmishi: Fajtorët për tragjeditë do të dënohen! Drejtësia do të vihet në vend

Besar Durmishi, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar në një postim në Facebook, ka bërë një deklaratë të fuqishme në lidhje me tragjedinë në Koçani që ka shkaktuar humbje jete në vend.

Ai ka theksuar se fajtorët kanë emër dhe mbiemër dhe do të përballen me ligjin.

Durmishi ka premtuar bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë për të siguruar që ata që kanë vënë interesat personale mbi sigurinë e qytetarëve të marrin dënimin e merituar.

“Qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën dhe përgjegjësit do të mbajnë barrën e veprimeve të tyre,” ka theksuar ai.

Postimi i tij i plotë:

Fajtorët kanë emër dhe mbiemër dhe sigurisht personat përgjegjës do të dënohen konform ligjit. E vërteta do të merr dritë dhe nuk do të përsëriten rastet e kaluara ku humbën jetë njerëzish dhe askush nuk dha llogari. Do të bashkëpunojmë ngushtë me prokurorinë që kushdo që ka shkelur ligjin dhe ka vënë interesat personale mbi sigurinë dhe jetën e qytetarëve, të marrë përgjegjësinë dhe dënimin e merituar.

Qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën dhe përgjegjësit do të mbajnë barrën e veprimeve të tyre. Nuk do të ketë tolerancë për ata që kanë shkelur ligjin. Drejtësia duhet të vihet në vend.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit