Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan në Teksas

Advertisement

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në Teksas.

Në fokus të takimit ishte bashkëbisedimi me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet. Berisha vlerësoi pjesëmarrjen dhe mikpritjen e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehu mirënjohjen për takimin, duke e cilësuar atë si një moment të veçantë.

“Falënderim të përzemërt për këtë takim të shkëlqyer me komunitetin shqiptaro-amerikan në Texas!”, shkroi Berisha.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Berishës në SHBA, gjatë së cilës ai po zhvillon takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe të politikës amerikane.

Vizita përkon edhe me pjesëmarrjen në aktivitete të lidhura me zgjedhjet afatmesme të Partisë Republikane në SHBA.

Berisha ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e marrëdhënieve me diasporën shqiptare, ndërsa takimet me komunitetet shqiptare në SHBA paraqesin një mundësi për diskutime mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit