11.8 C
Skopje

Berisha refuzon kërkesën e gjykatës, nuk paraqitet në seancë gjyqësore

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk është paraqitur në seancën gjyqësore për korrupsion pasiv, për çështjen e kompleksit “Partizani”, ditën e sotme. Berisha u shpreh se nuk paraqitet për arsye se nuk po respektohet Kushtetuta. Nëpërmjet një deklarate për shtyp nga selia e partisë Berisha ka sqaruar të gjitha akuzat, të cilat i konsideron si komplot i Ramës dhe SPAK-ut.

“Një urdhër të organeve gjyqësor dhe prokurorisë me të vetmin kusht që ato të jenë në respekt të kushtetutës, domethënë, i gatshëm për t’ju përgjigj çdo pyetje, por kurrë, për vendime antikushtetuese. Kjo nuk ndodh! Nuk e bëj për vete, absolutisht se bëj për vete, sepse unë sic e dini ju jam njeriu që ka dërguar në parlament ligjin i cili vendoste barazinë e plotë, vendoste barazinë e plotë, midis çdo zyrtari dhe qytetari në kushtetutë. Këtë ligj e ktheu me forcën e kartonit Edi Rama”, deklaroi Sali Berisha, ish Kryeministër i Shqipërisë.

Berisha thotë se për çdo metër katror të pronave të dhëndrit të tij ekziston dokument legjitim dhe transparent.

“Së pari ka qenë pronar toke, ka pasur parcelë të tokës së tij, ka blerë parcela të tjera nga kushërinjtë e tij. Së dyti, ka investuar që në fillim me dokumente zyrtare, 60 milionë lekë, i fshehin të gjitha, të gjitha. Së treti, kanë qindra dokumente që ka shitur në gropë saç shesin shumica e ndërtuesve, ka shitur me çmim qartësisht ndër tregun sepse ka qenë parapagim, dhe kjo është një praktikë dhe çdo metër katror e tij, për çdo metër katror ekziston çdo dokument, por këta shpifës të paguar për të hedhur tym…”, u shpreh Sali Berisha, ish Kryeministër i Shqipërisë.

Jamarbër Malltezi akuzohet për Korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale në lidhje me privatizimin e ish klubit sportiv Partizani, ku sipas prokurorisë speciale ka shfrytëzuar pushtetin e ish kryeministrit. Oficerët e policisë Gjyqësore dhe Antikrimit ekonomik kanë nisur sekuestrimin e pronave të dhëndrit, Jamarbër Malltezit, duke numëruar kështu 16 prona në emër të tij dhe llogaritë bankare në euro, dollarë e lekë. Në total u sekuestruan rreth 250 mijë euro, 29 mijë dollarë dhe 2.7 milionë lekë. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit