9.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Berisha: Rama më kopjoi programin

Edi Ramën e akuzon jo vetëm për 62 premtime të pambajtura në tre mandate qeverisje, por edhe për vjedhje të programit të tij elektoral, duke u ndalur tek dy më të rëndësishmet, paga minimale 500 Euro dhe ajo e pensionit 200 Euro, të cilat thotë se hynë në fuqi tre muajt e parë pas uljes në karrigen e Kryeministrit.

“Me këto rroga nuk pranohet në BE. Pyeteni Ramën, a nuk the në Tetor që ky është shkatërrimi, është fundi, është apokalipsi. Kopjimi i programit të PD nga Edi Rama, erdhi pas rënies dramatike të pikëve të tij në sondazhe, pasi shqiptarët e përcollën me neveri programin e tij për zhapinj, hardhucë, zhaba dhe thithlopa”.

Rimëkëmbjen e ekonomisë, Sali Berisha e bazon tek taksat e ulta, zerimin e një pjese të tyre, duke veçuar atë për ndikimin në infrastrukturë, ku përfitues të drejtpërdrejt prej saj kryedemokrati thotë se janë qytetarët, për të cilët blerja e një apartamenti është kthyer në mollë e ndaluar për shkak të çmimeve të papërballueshme.

“Taksa e ndikimit në infrastrukturës do ulet nga 18 përqind e çmimit të shitjes në 2 përqind të preventivit . E  gjitha kjo iu faturohet qytetarëve, duke ua shndërruar në pamundësi blerje. kjo ka një ndikim shumë të fortë tek qiratë. Dhe në vendin me rrogat më të ulëta në Euiropë, qiratë janë në nivelet më të lartat”.

Kur na ndajnë pak ditë nga çelja zyrtare e fushatës elektorale, Sali Berisha preferon ta lërë surprizë rikthimin në Tiranë të strategut të fushatës së Presidentit amerikan Donald Trump, duke premtuar bërjen transparente të çdo qindarke për kontratën e nënshkruar me të.

“Datën e ardhjes, unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë. Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai. Do vijë. Sherifi do vijë”.

Ripërsëriti paralajmërimin e tij për bandat, të cilat tha se janë vënë në shërbim të krimit elektoral të Kryeministrit.

“Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, ata do kenë atë fat që kanë patut bandat në vitet 2005, 2013, sot ata janë të lirë. Sot Suel Çela bën ligjin në lagjen e tij, e di gjithë Elbasani, veç matriksit të policisë dhe Dumani i Skapit nuk dinë ku ndodhet ai, është i lirë. Altin Hajri është i lirë, Troplini drejton de facto portin dhe lojrat po e mbush Durrësin me lojëra fati që ndan të ardhurat me PS dhe Edi Ramën. Bajrat po shndërrohen në bankomat për shpërndarjen e narkoeurove, Gjoka nga qelia drejton banditët e tij në Velipoje, mbi ta do rëndojë krimi elektroal”.

Nuk heq dorë nga Reforma në Drejtësi, e cila thotë se do jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo nën kontrollin politik të kryeministrit.

“Nuk mund të rrinë qytetarët shqiptarë pa të drejtën e një procesi ligjor, siç është sot që duhet të presin 15 vite. Nuk mund të kenë shqiptarët një gjykatës të cilit prokurori i kontrolluar nga qeveria, i kontrollon çdo gjë dhe i di çdo gjë”.

Pasi u kujdes për çdo akuzë në drejtim të qeverisë, u kujtua se në daljen e radhës kishte harruar të merrte me vete bufin e tij, që thotë se simbolizon mençurinë si në antikitetin greko-romak.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit