28.8 C
Skopje
Friday, September 12, 2025

Bënin gara me vetura në Shkup, policia i konfiskon 10 vetura (FOTO)

Më 06.04.2025, në SVR Shkup është raportuar se në Blv. “Brigada e Tretë Maqedonase”, e ashtuquajtura gara e egër me automjete të pasagjerëve duke shkaktuar shumë zhurmë.

Menjëherë pas raportimit nga Sektori për siguri në komunikacionin rrugor në RSSH Shkup janë ndërmarrë masa dhe aktivitete gjatë të cilave janë ndalur dhe përkohësisht janë konfiskuar 10 vetura të udhëtarëve për shkak të dyshimit të bazuar për mosfunksionim teknik të veturave.

Ata do të dërgohen në stacionin e kontrollit teknik ku ekspertët do të konstatojnë nëse mjetet janë teknikisht të shëndosha dhe nëse i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në komunikacion.


Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit