Shkrimtari dhe publicisti i njohur Ben Blushi ka promovuar romanin e tij të ri të titulluar “Jam Mysliman”, një vepër që pritet të ngjallë debat për temën dhe mënyrën e trajtimit të saj.
Ai në një njoftim në Facebook ka ndarë disa fotografi nga ngjarja.
“Mbrëmë pata kënaqësinë të ndaja emocionet e prezantimit të romanit Jam Mysliman me shumë miq dhe të afërm.Ata erdhën për të më mbështetur dhe për të më bindur se letërsia nuk ka mbetur jetime por ka ende dashmirës dhe tifozë të shumtë”.
Blushi njëherësh ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë ngjarje që u mbajt në Tiranë, transmeton Klankosova.tv.
“Ata janë një arsye më shumë për të shkruar më shumë.Më erdhi keq që salla e madhe e Hotel Plazës u duk e vogël pasi shumë nga të ftuarit qëndruan në këmbë për më shumë se një orë”.






