14.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Bekim Sali takon Bashkim Jasharin: Kosova dhe Maqedonia, partnere në planin e sigurisë rajonale

Shkup, 5 nëntor – Bekim Sali, në rolin e anëtarit të grupit parlamentar për bashkëpunim me Aleancën veri-atlantike, ka takuar Gjeneral-Lejtënant, Bashkim Jashari,
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, njofton TV21. Sali, i cili pritet të jetë zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur se ky takim bëhet në suaza të bashkëpunimit që ka Kosova me Maqedoninë e Veriut në planin e sigurisë rajonale.

“Si anëtar i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Aleancën Veri-Atlantike (NATO), sot kisha kënaqësi ta takoj Gjeneral-Lejtënant, Bashkim Jashari,
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në këtë takim biseduam për bashkëpunimin që e ka Armata e Maqedonisë së Veriut me FSK-në në kuadër të bashkëpunimit veri-atlantik.
Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës, përveçse fqinjë të mirë, janë partnerë edhe në planin e sigurisë rajonale”, shkruan Sali.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit