9.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Bekim Sali do të pasojë Izet Mexitin si zëvendëskryeministër i parë

Zëdhënësi i koalicionit “VLEN”, Driton Sulejmani, konfirmoi sot se Bekim Sali do të pasojë Izet Mexhitin si zëvendëskryeministër i parë, pasi Mexhiti u zgjodh Kryetar i Komunës së Çairit, transmeton Portalb.mk.

“Siç ka njoftuar Mexhiti, pasardhësi i tij për pozicionin e zëvendëskryeministrit të parë do të jetë Bekim Sali, ndërsa një person tjetër do të emërohet Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe kjo është ende duke u vendosur. Ende nuk ka një emër specifik”, tha Sali.

Mexhiti, i cili ishte zëvendëskryeministër i parë, fitoi në rrethin e parë për krytar të komunës së Çairit dhe sot edhe zyrtarisht mori përsipër postin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit