Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dërguar një urim të përzemërt për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e kësaj feste dhe mesazhet e saj të thella shpirtërore.
“Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimanë shqiptarë! Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë,” shkroi Presidenti Begaj në mesazhin e tij.
Ai nënvizoi se Kurban Bajrami është një akt arsyeje dhe vullneti, përmes të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira dhe për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi.