Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Edi Ramën si kryeministër të qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 11 majit. Në dekretin e firmosur, Rama merr përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrisë virtuale “Diella”, e cila do të menaxhohet nga Inteligjenca Artificiale.
Rama paraqiti kabinetin e ri në Asamblenë e PS-së, ku Niko Peleshi u shpall kryetar i Kuvendit. Ky është mandati i katërt i Ramës si kryeministër, që drejton ekzekutivin që nga 2013.
Kabineti i ri:
- Zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës: Belinda Balluku
- Ministre e Punëve të Brendshme: Albana Koçiu
- Ministre e Shëndetësisë: Evis Sala
- Ministër i Mbrojtjes: Pirro Vengu
- Ministër i Inteligjencës Artificiale: “Diella”
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ironizon ministren virtuale, duke shkruar në Facebook: “Diella mori tenderat në dorë! Fitore!”
Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, e cilëson dekreti tërësisht antikushtetues, duke theksuar se një ministër duhet të jetë shtetas shqiptar, mbi 18 vjeç dhe mendërisht i aftë, kushte që Diella nuk i plotëson.