Bebe Rexha zbulon “kodin” e mikpritjes shqiptare në një emision amerikan

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ishte së fundmi e ftuar në emisionin amerikan Delish Snacks, ku ndau me publikun jo vetëm preferencat e saj ushqimore, por edhe disa detaje interesante nga traditat shqiptare të mikpritjes.

Edhe pse e lindur dhe rritur në New York, artistja theksoi se është rritur me një ndjenjë të fortë identiteti kulturor shqiptar. Ajo përshkroi me humor mënyrën tradicionale se si priten mysafirët në shtëpitë shqiptare: gjithçka nis me çokollata të vogla, vijon me lëngje frutash dhe pije të gazuara, për të kaluar më pas te ushqimet e kripura si çipsa dhe kikirikë.

Por momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një detaj i veçantë që ajo e quajti një “rregull të pashkruar”.

“Kur vjen radha e frutave, është si një sinjal i heshtur që vizita po përfundon. Nëse e kupton, e kupton vet,” – u shpreh Bebe Rexha me buzëqeshje, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Përveç rrëfimeve kulturore, këngëtarja shfrytëzoi rastin edhe për të promovuar projektin e saj më të ri muzikor, albumin Dirty Blonde, i cili pritet të publikohet më 12 qershor.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit