12.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

Bebe Rexha thyen rekord në Spotify, këngëtarja e 23 më e dëgjuara në planet

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka thyer një tjetër rekord. Ajo ka arritur shifrën prej 14 miliardë dëgjime në Spotify, platforma muzikore më e madhja në botë.

Kjo u bë me dije nga vetë këngëtarja përmes një njoftimi në InstaStory.

“Bebe Rexha ka tejkaluar shifrën e 14 miliardë dëgjimeve nga të gjitha këngët e saj. Ajo është artistja e 23-të femër më e dëgjuara në këtë platformë”, thuhet në njoftim.

Bebe Rexha, e dalluar për zërin unik dhe talentin në shkrimin e këngëve, gjatë karrierës së saj ka sjellë hite që kanë pushtuar listat muzikore botërore, shkruan Living.

Disa nga këngët e saj më të famshme janë “I’m Good (Blue)”, “Me, Myself and I”, “Meant To Be”, dhe “I’m A Mess”, të cilat jo vetëm që e kanë bërë një emër të njohur në muzikë, por gjithashtu kanë kontribuar në një numër të jashtëzakonshëm dëgjimesh.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit